Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në qytetin e Beratit, duke diskutuar për situatën e koronavirusit, projektet për këtë qytet, masat për të mbështetur biznesin si edhe lufta ndaj korrupsionit.
Rama u shpreh se pavarësisht krizave, prej tyre krijohen edhe hapësira për të krijuar mundësi të reja.
I pyetur për luftën kundër korrupsionit Rama tha se ka ende shumë punë për të bërë, por ndërsa bën krahasim me vitet e kaluara, për kryeministrin situata e korrupsionit sot është shumë më mirë se në periudhën, kur mori qeverisjen e vendit.
Teksa u ndal tek sistemi shëndetësor si edhe fenomeni i ryshfeteve, Rama tha se duke hequr kontaktin fizik të qytetarit me sportelet ndërprehet edhe zinxhiri i ryshfeteve.
“Autonomia spitalore, fillimisht do të fillojë në spitalin e Fierit”, kështu u shpreh kryeministri gjatë fjalës së tij.
Sa i përket sistemit të drejtësisë, Rama tha se ka ende reforma për tu realizuar, ndërsa shtoi se janë në rrugën e duhur, pasi sipas tij arrestimi i një gjyqtares në Krujë si edhe arrestimi i mjekut janë një shenjë e qartë që drejtësia është në rrugën e duhur.
“Kjo nuk mund të bëhet duke bërë kryeministri, kryeprokurorin apo kryegjykatës, por disa shenja pozitive janë dhënë . U arrestua një gjyqtare që kishte marrë vendime të tmerrshme, por deri dje nuk ndodhte. U arrestua një mjek që kishte rrjepur dynjanë, pror deri dje kjo nuk ndodhte.
Dhe e fund që krijojë një reagim shumë të madh, një gjykatës shqiptar që mori çmim të veçanta nga SHBA dihet se më kë është përplasur është diçka pozitive. Por sot duhet të pyesim a i kemi hedhur bazat? Kjo nuk diskutohet. Por kemi sërish shumë për të vazhduar.
Drejtësinë nuk e bën qeveria , por sigurisht që mund ta mbështesë dhe kjo është e qartë ashtu siç është e qartë se dihet kush mund ta pengojë.Korrupsioni po luftohet duke reformuar sistemet brenda sistemit të madh të shtetit. Por ende nuk mund të themi që korrupsioni është defaktorizuar”, tha Rama
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:
“Aty ku mungon një shërbim apo mohohet, aty korrupsioni fiton terren dhe kthehet në alternativë. Nëse shohim me sy kritik ne kemi një problem të madh me korrupsionin, por nëse shohim nga ku u nisëm vërejmë se jemi në rrugën e duhur. Mjafton të them se duke hequr kontaktin fizik me qytetarin dhe atij tek sporteli sjell rezultate të tjera. Problemi ndonjëherë është shumë i madh tek kërkesa për ryshfet për të marrë një shërbim të nevojshëm.
Vetëm tre shërbime digjitale kishte në 2013, ndërsa kemi rreth 900 shërbime, ndërsa miliona mundësi ryshfeti janë eliminuar. Kjo nuk është zgjidhur, por patjetër që ne duhet të vijojmë punën. Pra nëse kemi ende problema me hipotekat, ku ende harta dhe pronat nuk janë të mirë-regjistruara, sot një pjesë tjetër e gjeneron online.
Ka edhe shërbime që nuk zgjidhen online, shërbimi në shëndetësi, kontakti me mjekun, dhe këtu jemi në fazën tjetër, duke futur autonominë spitalore.
Ne do ta kthejmë spitalin e Fierit në një spital model, ku do të merren trajnime përkatëse, për një periudhë 1-3 vjet menaxherët do të jenë turq, mjekë infermierë do të bashkohen me mjekë shqiptarë. Turqia ka pasur problem të njëjtë përpara se të vendoste reformën.
Autonomia spitalore nuk mund të bëhet nëse nuk janë kushte minimale për stafin, edhe përparëse nuk kishin. Sot ka ende disa ndërhyrje të rëndësishme që duhen bërë. Sot mund të ecim paralelisht ku veçse autonomisë spitalore, mjekët dhe infermierët janë shumë të më motivuar dhe do të ketë mundësinë të paguhet shumë më mirë.
Unë besoj që ne tani jemi në fazën ku vetëm duhet të vazhdojmë punën”, tha Rama.
/abcnews.al/