Migen Memelli do të jetë trajneri i ri i Skënderbeut. Para tre ditësh pas humbjes me Kukësin, klubi korçar dhe Julian Ahmataj vendosën të ndërpresin bashkëpunimin e tyre me konsensus nga të dy palët.
Pas kësaj në Korçë nisën të kërkonin për një tjetër trajner dhe presidenti Ardian Takaj edhe këtë herë ka vendosur të emërojë një tjetër trajner të brezit të ri.
Migen Memelli tashmë është në Korçë dhe ka arritur akordin final me drejtuesit. Prezantimi i tij do të bëhet sot në orën 12:00 në zyrat e klubit.
Kjo do të jetë eksperienca e parë e Memellit në një skuadër të elitës së futbollit tonë, teksa deri në fund të sezonit të shkuar ishte trajner i të rinjve të Tiranës, me të cilët korri mjaft sukses. /abcnews.al