Skënderbeu triumfon 0-2 ndaj Partizanit

schedule22:18 - 29 Tetor, 2018

schedule 22:18 - 29 Tetor, 2018

Skënderbeu i dha një goditje të fortë Partizanit në luftën për titullin kampion të Superligës. Korçarët fituan 2-0 në kryeqytet duke treguar diferencën në përvojë. Nuk ishte e shkruar në mur, por nuk u habit kush që ndodhi. Skënderbeu fitoi ndeshjen e pretendentëve të Superligës ndaj Partizanit, madje brenda në kryeqytet, duke treguar se ende mbetet skuadra më e fortë në Shqipëri. Përkundër yjeve të larguar dhe problemeve të rënda me UEFA-n, kampionët u mbështetën sërish tek përvoja e madhe gati 8-vjeçare për të kaluar momentet më të vështira.

Një fitore për moral dhe për klasifikim, pasi ishte e dyta në dy ndeshje ndaj të kuqve në këtë sezon, me korçarët tani në vendin e parë të renditjes. Partizani luftoi shumë dhe djemtë e tij të rinj luajtën në po atë mënyrë që i dha kryesimin gjatë 9 javëve të para. Mala, Asani, Hila, Mensah apo Bardhi bënë maksimumin dhe dhanë shpirtin në fushë, por këtë herë nuk mjaftoi. Në mbrojtje, përballë tyre ishin ekspertë si Vangjeli apo Radash, dhe në sulm Muzaka apo Bregu.

Shtoi këtyre portierin shumë të mirë Olsi Teqja, njeri me talent të paktën të barabartë me Tomas Strakoshën, si dhe Abazin, Ditën e Krasniqin, dhe e kupton mirë forcën e Skënderbeut. Projekti i Partizanit të trajnerit Gega mori një goditje të rëndë, ndonëse është tepër shpejt për të nxjerrë përfundime. Formacioni i trajnerit Orges Shehi ka 23 pikë, ndërsa kryeqytetasit e ndjekin me 22./abcnews.al