Skënderbeu – Partizani, sfida kryesore e javës

schedule17:35 - 23 Shkurt, 2018

schedule 17:35 - 23 Shkurt, 2018

Skënderbeu pret Partizanin në ndeshjen kryesore të Superligës për këtë javë. Korçarët, kryesues të Superligës, janë favoritë, edhe pse me mungesa të shumta.

Nuk është një derbi, por ngjan ashtu.

Pavarësisht sesi janë në renditje, prej disa vjetësh, Skënderbeu-Partizani ka qenë dhe mbetet një sfidë me shumë emocion dhe fare pak mundësi parashikimi.

Dueli do të luhet sot në Korçë, në orën 17:00, për javën e 21-të të Superligës dhe vendasit janë në pozitë shumë më të favorshme.

Jo vetëm sepse kanë marrë një fitore e një barazim me kryeqytetasit, por edhe sepse janë shumë më lart në lojë dhe rezultate, korçarët të parët dhe të kuqtë të gjashtët.

Përveç mungesave, Skënderbeu ka edhe një hall tjetër, stresin e madh nga dënimi i mundshëm i UEFA-s.

Partizani e ka të vështirë të premtojë me atë që po i ndodh këto kohë.
Me Starovën sërish të dënuar, zëvendësi i tij, Dalipi, zgjedh këto fjalë.

Përveçse për ndeshjen, Dalipi foli edhe për kolegun e tij, Ernest Gjokën, të goditur në Shkodër.

Skënderbeu kryeson Superligën me 46 pikë ndaj 28 pikëve të Partizanit, ndërsa kryeqytetasve u kthehen të pezulluarit Batha e Trashi./abcnews.al