Skënderbeu në finalen e kupës pas fitores në Vlorë ndaj Flamurtarit

schedule22:04 - 18 Prill, 2018

schedule 22:04 - 18 Prill, 2018

Skënderbeu vazhdoi sezonin e tij të shkëlqyer në Shqipëri, duke dalë edhe në finales e Kupës, ndërsa e ka thuajse të fituar titullin kampion. Korçarët fituan në Vlorë 2-0 dhe trajneri i Flamurtarit, Duro, dha dorëheqjen.

Është Flamurtari më i zhgënjyeri nga të palumturit.

Skuadra vlonjate u eleminua nga Kupa e Shqipërisë dhe humbi trajnerin Shpëtim Duro, që dha dorëheqjen, duke i vënë vulën një sezoni tërësisht të dështuar.

Në finalen e 24 majit ndaj Laçit do të jetë Skënderbeu, skuadra tjetër e palumtur, edhe pse është pranë titullit kampion dhe me shansin për të fituar të dy trofetë sezonalë.

Gjithçka do të kishte vlerë shumë më të vogël për korçarët nëse do të mbetej në fuqi dënimi i dhënë nga UEFA.

Gjithsesi, në stadiumin e Vlorës, Skënderbeu u shfaq në versionin më të mirë, duke iu përgjigjur asaj që kërkoi trajneri Ilir Daja, të bënte lojën e tij të zakonshme, pasi rezultati do të vinte vetvetiu.

Kështu edhe ndodhi, dhe nuk mund të ndalohej e pashmangshmia.

Kryesuesit e Superligës u shfaqën sërish superiore, duke triumfuar 2-0 e duke përmbysur humbjen e papritur të pësuar në Korçë, me shifrat 0-1.

Për tifozët vlonjatë ishte sikur u luajt sërish takimi i kampionatit, me ndryshimin se këtë herë disfata nuk ishte 0-3, por pak më e vogël.

Publiku vendas, të paktën një pjesë e tij, e vazhdoi armiqësinë me Skënderbeun, diçka që vazhdon që nga viti 2010, duke ofenduar miqtë në kor, e duke detyruar gjyqtarit të ndërpriste përkohësisht lojën.

Padyshim, mërzinë kryesore tifozëve vendas ua dha skuadra e tyre, ndaj edhe trajneri Shpëtim Duro mori përgjegjësinë, duke deklaruar vendimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!