“Skenari” i ngjashëm me 119 kg në Shqipëri, Ekuadori furnizon me kokainë edhe Malin e Zi

schedule19:08 - 12 Janar, 2022

schedule 19:08 - 12 Janar, 2022

Disa ditë pas rastit në Shqipëri, një tjetër sasi droge e ardhur nga Ekuadori është zbuluar në një magazinë në Mal të Zi. Policia malazeze ka gjetur sot rreth 400 kilogramë kokainë në magazinën e qendrës logjistike të kompanisë “Voli” e fshehur në një ngarkesë me banane. Pas raportimit të menaxherëve të ndërmarrjes dhe punëtorëve është nisur hetimi dhe inspektorët kanë marrë dëshmitë e punonjësve të pranishëm.

Në vendngjarje, inspektorët e policisë u kanë bërë thirrje punonjësve të pranishëm që të japin dëshmi për ngjarjen. Punonjësve iu ndalua kthimi në magazinë deri në përfundimin e hetimeve. Nga disa foto të bëra nga punëtorët, në magazinë shihet pluhur i bardhë që të kujton lëndën narkotike. Siç shihet në fotot e publikuara, pakot në të cilat është gjetur kokaina janë të markës së njohur “Derby”, nga Ekuadori.

Skenari duket i ngjashëm me 119 kg kokainë që u sekuestruan në një kontejner në Tiranë.

Rtcg shkruan se Ekuadori është kthyer në një portë të sigurt për kontrabandistët evropianë të drogës në vitet e fundit, veçanërisht shqiptarët, malazezët, spanjollët, grekët, holandezët dhe belgët. Midis 2017 dhe 2021, sipas raporteve të migracionit, në mal të Zi kanë hyrë 721 shqiptarë, 1053 bjellorusë, 3111 grekë dhe 192 malazezë. Sipas “Primicias”, llogaritet se 30 për qind e tyre shkojnë në Mal të Zipër kontrabandë të drogës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!