Një skenar i bujshëm në merkato. “Marca” shkruan se në orët e fundit të merkatos PSG ka tentuar të transferojë brazilianin Neymar në Premier League.
Francezët ia kanë propozuar sulmuesin gjigantëve të Manchester City, që e kanë refuzuar këtë lëvizje.
Sigurisht ata e kanë vlerësuar cilësinë që do t’u çonte në skuadër, por kanë peshuar edhe problemet që mund të lindnin në dhomat e zhveshjes dhe kanë vendosur kundër transferimit. / abcnews.al

