Juventtusi dhe PSG po mendojnë të shkëmbejnë lojtarë gjatë kësaj merkatoje. Skenarë e shkëmbimit të lojtarëve për të përforcuar skuadrat respektive për sezonin e ardhshëm mund te realizohet.
Sulmuesi italian Moise Kean pëlqehet nga PSG, me 22-vjeçarin që edhe më parë ka qenë pjesë e parisienëve.
Në anën tjetër mesfushori argjentinas Leonardo Paredes i pëlqen Juventusit që ka nevojë për tu përforcuar në mesfushë.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e dy skuadrave janë duke projektuar shkëmbimin kokë më kokë të futbollistëve.
Për momentin kjo ide është në fazën fillestare, por që pritet të ketë takime mes dy klubeve për ta kompletuar këtë shkëmbim. /f.a/abcnews.al