Skena provokuese? Zebervoki: Nuk lejoj banalite. Xheni e lumtur që iku nga Çani?

schedule18:55 - 12 Prill, 2022

schedule 18:55 - 12 Prill, 2022

Filmi ‘Sedër 2’ është shumë shpejt në kinema për publikun shqiptar. Të ftuar në ‘Abc e Pasdite’s me Ermal Peçin ishin Marius Dervishi (Zebervoki), Xheni Brahaj,  Arber Xhemali të cilët na treguan prapaskenat e filmit, e po ashtu koston ekonomike.

 “Projekti e parë u bë shumë familjar, këtë besim të shqiptarëve nuk doja të humbisja kurrsesi. Ka romancë, dhe jo skena seksi apo banalitete. Një film ti lejon të gjitha, por unë dua të jem tek kategoria e filmit familjar. Nuk kam tejkaluar limitet”, tha Mariusi.

Ndërkohë Xheni është në këtë film aktore, të cilën më herët e kemi parë si balerinë, e velinë tek Çani, eksperiencë për të cilën ajo ishte e lumtur që kishte përfunduar. Ndërsa Ermali e pyet nëse janë ndjekësit një standard për përzgjedhje të kastit apo për të vendosur një standard që është një aktore e mirë ose jo,  ajo thotë se:

“Nuk janë vendimtare se shumica po i blejnë edhe ka dalë mode trendy i blerjeve. Le të shkojnë 1 milionë të tjerat unë do të rri me k-të e mia. Nuk e kam bërë dhe nuk kam ndërmend ta bëj”.

Por a do të bëntë ajo një skenë intime? Xheni u shpreh se do ta kishte bërë dhe mund të shkoj deri tek puthja.

Mariusi shtoi se projektin Sedër 2 kishte menduar disa herë ta linte përgjysmë për shkak të mos gjetjes së sposorave, por Arbri ishte ai që insistonte.

“Më thoshte do e bëjmë sido që të jetë, me borxhe. Kemi marrë filmin e parë borxhe, është për të falenderuar gjithë stafin që më pritën për lekët deri në momentin që filmi do dilte në kinema”.

Sipas tij, një film i xhiruar me kamera cilësore dhe staf profesionist shkon 100 mijë euro, dhe nëse nuk duhet të kursehesh në asnjë detaj një film shkon 200 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!