“S’kemi refuzuar komisionet”/ Rama: Ne nuk kemi pranuar nisma kundër vendimeve të Kushtetueses

schedule16:59 - 9 Mars, 2024

schedule 16:59 - 9 Mars, 2024

Edi Rama dha sinjale të qarta nga Shkodra se me Rithemelimin mund të gjendet rruga e ç’tensionimit të Parlamentit.

Ngritjen e Komisioneve Hetimore nuk e sheh aspak pengesë dhe gatishmëria e PS, siç tha ai, ka qenë dhe vazhdon të jetë, mjafton që opozita të zbatojë ligjin, duke dhënë objekt të qartë për atë që kërkon të hetojë, përmes Kuvendit.

“Rama: unë realisht nuk e kuptoj, ata të cilët komentojnë marrëveshje për disa komisione, nuk kuptojnë, sepse ne u kemi thamë që ne nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për ngritjen e komisioneve. Ne kemi refuzuar të votojmë iniciativa që në emrin komisionit hetimor, shkelnin kornizën e mirë përcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e përsëris pra, kjo nuk është çështje marrëveshje, as negociatash, kjo është çështje të drejtash. Opozitat, apo një numër deputetësh kanë të drejtë të ngrenë një komision. Por një kom duhet të jetë i mirë-përcaktuar sipas vendimet të kushtetuese”, tha Rama.

Pika tjetër dhe më delikate, ajo e reformës zgjedhore mbeti më e mjegullt nga përgjigja e kreut të maxhorancës.

Rama konfirmoi se Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të funksionojë përtej datës 25 mars, që ka ditën e fundit të funksionimit dhe brenda të cilit nuk duket se ligji i ri elektoral, mund të bëhet.

Por Kuvendi do të ketë dyert e hapura për propozime. Në të kundërt, përfundimi është i qartë.

“Diskutimet për këtë bëhen në komision, kur paraqiten iniciativa. S’ka këtu lidhje fare me asnjë tjetër. Për kom të reformës zgjedhore, është një praktik që ka dal nga konteksti i kohës dhe të paktën ne, ato gjëra që do të donim ti adresonim për komisionet Do ia lëmë në tryezë Kuvendit dhe nëse do të ketë të tjerë për të lënë propozimet e tyre, le ta bëjnë, nëse nuk bëhen vota pastaj bëjmë zgjedhje me këtë kod”, tha ai.

Kryeministri u pyet dhe lidhur me çështjen Beleri. Për fatin e tij gjyqësor dhe për postin e tij si kryebashkiak, do të duhet të flas Gjykata e Posaçme e Apelit, por mesazhin ia përcolli Greqisë, që të rri larg vendimmarrjeve të drejtësisë së vendit.

“Do kishte qenë fort e udhës që drejtësia shqiptare të ishte lënë e qetë siç e kemi lënë ne të qetë për çështjet brenda nga cilido jashtë Shqipërisë. Sepse është drejtësia shqiptare që vendos për çdo çështje brenda territorit. Zotëria është shtetas i Shqipërisë. Për ne që nuk komentojmë veprime tingëllon cingërrisëse që dëgjojmë zëra që komentojnë në gjuhë të huaj vendime të gjykatave të Shqipërisë”, shtoi Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!