SKEMA/ Si kaloi kamioni me drogë nga Porti i Durrësit pa u kontrolluar

schedule13:47 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 13:47 - 15 Dhjetor, 2023

Detaje të reja janë mësuar lidhur me kalimin e mallrave kontrabandë në Portin e Durrësit, ku ranë në pranga katër persona.

Mësohet se Kontejneri u ngarkua në kamionin që drejtohej nga shtetasi Durim Halkja u largua për tre orë nga Porti i Durrësit dhe u rikthye sërish në sheshin e kontejnerëve.

Ka qenë punonjësi Denis Musaj, Alketa Kollcaku, Egnis Gojani dhe Adelino Vila që kanë lejuar që Durim Halkja të merrte kontejnerin dhe ta nxirrte nga pika e kontrollit pa u kontrolluar.

Nga hetimet mësohet se kontejneri ka qëndruar në një vend ende të papërcaktuar për rreth tri orë dhe më pas është rikthyer në vendin e tij. Gjatë këtij orari, policia dyshon se është hequr lënda narkotike dhe kontejneri është rikthyer sërish në sheshin e kontejnerëve.

Gjithçka ka ndodhur mesditën e së premtes së shkuar datë 08.12.2023. Kontejneri i përket kompanisë “BanaKing”.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit po punojnë për të zbuluar vendndodhjen e shoferit të kamionit me qëllim të vijojë hetimet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!