Skema e re e pensioneve/ Rama takim me pensionistë në Durrës: Synojmë rritje graduale dhe të qëndrueshme

schedule10:58 - 30 Tetor, 2024

schedule 10:58 - 30 Tetor, 2024

DURRËS-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim me pensionistët në qytetin e Durrësit tha se po punohet për një rritje  graduale dhe të qëndrueshëm të pensioneve.

“Kemi bërë shumë gjëra, por nuk kemi bërë ende atë gjë që ju e prisni dhe ne e kemi objektiv që ditën e parë që kur u ulëm në tryezën e qeverisë, që është një rritje graduale dhe e qëndrueshme e pensioneve. Rritja e pensioneve nuk është si rritja e pagave, pagat rriten në bazë të taksave, pensionet rriten në bazë të kontributeve shoqërore”, tha ai.

Ai theksoi se në reformën e parë te pensioneve, që u bë në vitin 2014, qeveria e tij hoqi tavanin dhe çdo person që del në pension tani merr më shumë të holla.

Kryeministri akuzoi opozitën, e cila sipas tij, si kudo tjetër, edhe në fushën e pensioneve krijoi një gropë të madhe.

“Deri në 2014, kur ne bëmë reformën e parë te pensioneve, disa nga ju e mbajnë mend, Shqipëria ishte në një situatë totalisht kundër të ardhmes. Ne e hoqëm tavanin. Të gjitha ata që dalin në pension që nga 2014 e këtej, kanë një pension më të lartë. Ajo ka qenë gropa e madhe që hapën ata, që sot çirren nëpër ballkone dhe thonë se do rrisin pensionet dhe do t’i çojnë nga 1000 euro.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!