Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Skema e OBSH mund të dështojë, vendet e varfra pa vaksinë deri në vitin 2024

schedule08:23 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 08:23 - 17 Dhjetor, 2020

Skema globale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shpërndarë vaksinat për COVID-19 në vendet e varfra mund të dështojë.

Kjo mund të lërë miliarda njerëz pa qasje në vaksina deri në vitin 2024, potencialisht duke i lënë ata të ekspozuar ndaj virusit. Raportimi vjen nga Reuters që citon dokumente të brendshme të OBSH-së.

Në to thuhet se promovuesit e skemës po ankohen se programi ka mungesë fondesh, gjë e cila kufizon blerjen e dozave dhe marrëveshjet kontraktuale. Të gjitha këto ndikojnë ndjeshëm në synimin e programit COVAX, për të vaksinuar njerëzit e varfër dhe me të ardhura mesatare në shtete të ndryshme të botës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka planifikuar shpërndarjen e të paktën 2 miliardë dozave të vaksinave deri në fund të vitit të ardhshëm për të mbuluar 20% të personave që bëjnë pjesë në grupin e riskut në 91 vende, kryesisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Raporti thotë se rreziku i dështimit është shumë i lartë pasi skema është ndërtuar shpejt dhe në një territor të panjohur. Reuters i është drejtuar OBSH-së për një koment, por që nuk ka dashur t’ i referohet këtyre raportime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!