Skema e mashtrimit të çiftit, arrestohet Migena Kajolli

schedule14:58 - 23 Nëntor, 2019

schedule 14:58 - 23 Nëntor, 2019

Pas zbardhjes të skemave të mashtrimit të çiftit Kajolli në Fier polica i vë prangat dhe Migena Kajollit. Një ditë më parë Gjykata e Apelit mori vendimin dënim me burg për 30 vjeçaren. Ajo u dënua me 8 vjet për veprat penale, “Mashtrim” dhe “Mashtrim në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Kujtojmë këtu se Migena së bashku me bashkëshortin e saj Fisnik Kajolli, kishin ngritur një skemë mashtrimi, në Fier ku premtonin punë në kompani të ndryshme private kryesisht në sektorin e naftës.

Në këmbim ju kërkoni qytetarëve para. Vlerat ishin nga 2 deri 3 mijë euro për person. Historia ka nisur 3 vjet më parë. Dyshohet se Migena ka qenë ideatorja e skemës. Ishte ajo që u thoshte personave që u kishte marr paratë se në telefonin e tyre do të mbërrinte një mesazh konfirmimi nga kompania.

E në fakt këto mesazhe nuk shkuan kurrë. Çifti e zgjeroi skemën kur mashtruan një motër dhe vëlla që ju kërkuan mbi 35 mijë euro që ata të bëheshin aksionerë të një kompanie.

Për të bindur qytetarët bashkëshortët Kajolli nënshkruanin edhe akte noteriale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!