Mediat greke kanë publikuar identitetin 19 personave të arrestuar për vjedhje në mjetet e transportit publik, shumica e të cilëve janë shqiptarë. Ato shkruajnë se të dhënat janë bërë publike me urdhër të prokurorisë së Athinës.
Arrestimet u kryen pak ditë më parë gjatë një operacioni të finalizuar nga policia e Athinës. Të akuzuarit mes të cilëve edhe një vajzë shqiptare, dyshohet se prej tetorit të vitit të kaluar kishin krijuar një organizatë kriminale të strukturuar në mënyrë hierarkike me qëllim vjedhjen e përditshme të pasagjerëve që përdornin transportin publik në Athinë.
Klodjan Zeneli, 37 vjeç
Enea Hyseni, i njohur edhe me disa emra të tjerë, 43 vjeç
Artur Bashimi 44 vjeç
Marsel Bashimi, i njohur edhe me disa emra të tjerë, 35-vjeç
Renato Prifti, 40-vjeç
Alma Sadiku, 26-vjeç
Jemi Zoto, 38-vjeç
Rando Ranxha, 31-vjeç
Aldo Bramallari, me dy identitete të tjera, i regjistruar me moshat 30 dhe 32-vjeç
Andi Cuko, 45-vjeç
Artur Dine, 43-vjeç
/abcnews.al