Skeçet me Veziren do të vijnë në një formë tjetër, Aleks Seitaj zbulon projektin e ri

schedule10:53 - 26 Tetor, 2022

schedule 10:53 - 26 Tetor, 2022

Aleks Saitaj ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për gjithçka nga muzika te aktrimi. Teksa u ndal te skeçet që realizon me rolin e mamasë, aktori zbuloi për moderatorin Alban Musa se po punon për të sjellë një komedi në teatër ndërsa do të realizojë dhe një tur.

“Kam shkruar një komedi teatri një orë, me mamin. Po e lë me kaq. Nuk po them se gjërat po bëhen. Dhe ideja ime, që shpresoj të shkojë ashtu siç dua, të bëjmë një tur në të gjithë Shqipërinë me komedinë me personazhin kryesor që është mami.”, u shpreh mes të tjerash Aleksi.

Ai shpreh se për momentin nuk mendon që të rikthehet në muzikë. “Jo, nuk do të rikthehem nëpër festivale. Jam koshient se famën ma ka dhënë Kënga Magjike. Për këtë jam mirënjohës, nuk kam në plan të rikthehem”, tha ai ndërsa komentoi dhe rolin në “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.

“Kam luajtur në filma por ky është roli kryesor dhe një personazh shumë larg meje. Është si Don Kishoti, më tepër se sa ai që të gjithë se besonin por Don kishoti në pushtet. Unë në momentin që kam lexuar librin jam terrorizuar sepse e parodizonin, por është një person në pushtet që të ‘fik derën’.

Kjo më duket e frikshme. Kam takuar pafund Zylo në poste të rëndësishme. Një nga gjërat më të vështira ishte fakti që historia zhvillohet në pranverë-verë dhe ne kemi xhiruar në Janar. Kemi dhe skena në plazh, bënim xhirimin dhe mbështilleshim me xhupa dhe batanije.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!