S’kanë rrugë, banorët e Përrenjasit dalin në protestë: Na kanë gënjyer 30 vite

schedule08:16 - 4 Mars, 2022

schedule 08:16 - 4 Mars, 2022

Banorët e njësisë administrative të bashkisë së Përrenjasit kanë bllokuar rrugën që lidh aksin Manatrec- Stravaj, në shenjë proteste.

Ata kërkojnë investim në rrugë, duke thënë se 30 vite janë gënjyer nga pushteti lokal. Rruga është bllokuar që prej orës 06:00 të mëngjesit sot.

Abcnews.al mëson së për shkak të protestës është bllokuar lëvizja e mjeteve në akset Përrenjas-Stravaj,Librazhd-Qukës -Stravaj.

/abcnews.al