Banorët e njësisë administrative të bashkisë së Përrenjasit kanë bllokuar rrugën që lidh aksin Manatrec- Stravaj, në shenjë proteste.
Ata kërkojnë investim në rrugë, duke thënë se 30 vite janë gënjyer nga pushteti lokal. Rruga është bllokuar që prej orës 06:00 të mëngjesit sot.
Abcnews.al mëson së për shkak të protestës është bllokuar lëvizja e mjeteve në akset Përrenjas-Stravaj,Librazhd-Qukës -Stravaj.
/abcnews.al