Pas Tiranës Kruja ka regjistruar më shumë të infektuar me COVID-19 në këto 24 orë. Të gjithë kontakte të infektuarve të mëparshëm një pjesë e të cilëve janë punonjës të fasonerie.
Edhe në Shkodër nuk mungojnë prej shumë kohësh rastet me të infektuar të rinj. Këtë të djelë janë konfirmuar 8 persona të tjerë pozitivë. Të gjithë familjarë dhe miq të prekurve të mëparshëm, një nga ta është punonjës në një call center.
8 raste të reja me Covid janë konfirmuar në Durrës. Burime pranë autoriteteve shëndetësore na treguan se një prej tyre është vatër e re.
Ndërkaq të infektuarit e tjerë janë persona kontakti të prekurve të mëparshëm me koronavirus.
Katër të infektuar nga virusi i ri konfirmohen në Vlorë. Ku dy janë punonjës fasoneri, kurse dy të tjerët punojnë në institucione publike.
Një nga ta vatër e vjetër, koleg i të infektuarish të para disa ditësh punonjësit të njësisë vendore të kujdesit shëndetësor. Ndërsa është prekur dhe një punonjëse e shtëpisë së fëmijë në Vlorë. Zonja përgjatë kësaj periudhe nuk ka qenë në punë dhe nuk ka rrezikuar jetimët.
Virusi i ri po përhapet me shpejtësi në Sarandë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 4 te infektuar të rinj. Të gjithë persona kontakti të zyrtarit te klubit te futbollit të Sarandës që rezultoi pozitiv ditën e enjte.
Nga 22 tamponët e marrë nga DVSHP në Sarandë në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 , prindërit dhe dy shokët e punonjësit të administratës së klubit të futbollit Butrinti. Numri total i të infektuarve në Sarandë shkoi në 7.
Ndërkohë 3 persona të tjerë rezultojnë me koronavirus në Fier. Vatra më e fundit është në një lagje periferike, aty ku banon një infermiere e burgut të Fierit. 50 vjeçarja ka qëndruar në karantinë pasi mësoi se dhe vajza e saj ishte e infektuar.
Të gjithë të prekurit e rinj me Covid sipas burimeve të ABC News janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe janë vetëkarantinuar në banesë./abcnews.al

