Lajme të mira nga New York: Shënon 24 orëshin e parë pa të vdekur nga Covid-19

schedule23:12 - 13 Korrik, 2020

schedule 23:12 - 13 Korrik, 2020

Lajme të mira vinë nga New York, i kosndieruar si epiqendra e koranovairuist në SHBA.

“Për herë të parë në disa muaj, kemi kaluar 24 orë pa asnjë të vdekur nga koronavorusi”, tha të hënën, kryetari i New York-ut, Bill de Blasio.

“Le të kemi edhe shumë ditë të tjera”, shtoi ai më tej.

Shkalla e testeve me rezultat pozitiv aktualisht në New York është 2 për qind.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se beteja me virusin ka mbaruar.

De Blasio theksoi rritjen e niveleve të infeksionit midis të rinjve të moshave 20 deri 29 vjeç, të cilat ai e quajti “shqetësuese”.

Ai tha se do të bëjnë më shumë teste dhe do të shpërndajnë maska në përpjekje për të fituar mbi Covid-19. De Blasio tha se qyteti ka ngritur 10 vende të reja testimi në Bronx, Queens dhe Brooklyn.

Rasti i parë i vdekjes në New York është konfirmuar më 11 mars. Vendi ka konfirmuar 18.708 vdekje nga Covid-19. /abcnews.al