Studio e “Pressing” në ABC News është kthyer në një arenë debati mes të ftuarve. Andi Lila ka debatuar me Salvador Kaccajn edhe për ligjin e sportit, ndërkohë në debat është përfshirë edhe gazetari Artan Hoxha. Më poshtë ju sjellim pjesën më të madhe të debatit të bërë në studio.
ANDI LILA – Në Shqipëri po ka shumë probleme dhe presim të shkojmë në Europian me klube që i ka akoma shteti. Kjo është skandal. Duhet të privatizohen klubet dhe më pas presidentët ta konsiderojnë gjithçka si biznes. Herën e kaluar ishte në studio Fidel Ylli. Më tha të lexoja ligjin dhe e kam bërë. Duhet ndryshuar. Nëse ecim me këto ritme, futbolli është në grahmën e fundit. Unë do i them atij tani, a kam bërë unë lloqe Kavaje, apo ka pirë ai raki Skrapari.
SALVADOR KACCAJ – E kam bërë unë ligjin? A e di si funksion?
ANDI LILA: E keni bërë skandaloz ligjin. Nuk e dija që kishit qenë edhe ju. Ka shumë vite që lojtarëve nuk u janë paguar siguracionet. Kjo është skandaloze dhe ulje e dinjitetit të futbollistëve.
ARTAN HOXHA – E di ti që lojtarët paguheshin si punonjës komunaleje.
ANDI LILA – E kemi në Kavajë, edhe Pogradec. Ja ku i kam letrat këtu, nuk kanë qenë të siguruar.
ARTAN HOXHA – Klubet punojnë me dy bordero. Doli ministria e Financës dhe tha që lojtari më i mirë paguhet më pak se pastruesja.
ANDI LILA: – Kush e ka fajin këtu, federata apo shteti? Edhe nëse e ka federata, shumë gabim është.
ARTAN HOXHA: – E dini që të Flamurtari nuk janë paguar që vjet në verë. Pse lejon FSHF Flamurtarin në garë.
ANDI LILA: Për atë punë është krijuar Sindikata. Më thoni faleminderit që e krijova. E kam vuajtur në kurriz kur luajta te Parma dhe ndoshta e keni mik Rezart Taçin. U vendos të përjashtohej. Te Flamurtari duhet t’i paguajnë lojtarët. Do na dëgjojnë të gjithë. Nëse histori e Vlorës përsëritet, atëherë do të bojkotojmë. Jam i sigurt, se jam i ndershëm. Do e bëj bashkë me futbollistë. Janë 750 lojtarë, 500 anëtarë. Janë bërë zgjedhjet dhe unë jam.
ARTAN HOXHA: Presidenti i një klubi i thyen lojtarët.
ANDI LILA: Neni 27 flet për antidopingun. Kur është bërë. Jashanica u kap me doping, mori ilaç për një problem shëndetësor. Doktori jeton i lumtur, kurse atij iu prish karriera. Se më tha Fidel Ylli bëj lloqe Kavaje, unë i them raki Skrapari. Le të ma nxjerrë statusin e sportistit, në ligj flitet për sportist elitar. Na bënë heronj, na dha pasaporte diplomatike. Ndoshta me datë 1 na i heq, ai thotë jo, unë them po. Calja ka marrë medalje dhe nuk është shpërblyer. Ky është ligji, që merreni edhe griseni. Luiza Gega është gjithashtu sportiste elitare.
/abcnews.al