Skandali me sistemin TIMS, AMP bën kallëzim në Prokurorinë e Tiranës

schedule12:14 - 22 Gusht, 2023

schedule 12:14 - 22 Gusht, 2023

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës skandalin me sistemin TIMS.

Kallëzimi i AMP vjen pak ditë pasi ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë.

Kallëzimi është bërë për “shpërdorim detyre” dhe dyshime për ndërhyrje në mënyrë të paautorizuar në sistemet e policisë së shtetit. Kallëzimi nuk është regjistruar ende sepse prokurorët janë me leje dhe të hënën do të hidhet në short. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!