“Dua të punoj, të mbaj fëmijën”/ Alma Kaçi kërkon ndryshimin e masës

schedule12:50 - 4 Korrik, 2023

schedule 12:50 - 4 Korrik, 2023

Alma Kaçi që u arrestua pas publikimit të video skandalit në zyrën e ish-krytarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka ankimuar masën e arrestit në shtëpi. Kaçi nëpërmjet avoktes së saj, iu drejtua të martën Apelit të Posaçëm që të ndryshojë vendim e shkallës së parë me pretendimin se ajo duhet të kujdeset për fëmijën e saj të mitur si dhe nënën e moshuar. Në të njëjtën kohë, Kaçi pretendon se vepra penale e korrupsionit aktiv është ngritur gabimisht nga ana e prokurorisë së posaçme.

Sipas palës mbrojtëse, Kaçi e ka inskenuar vetë vidion me ish-kryetarin për të dokumentuat atë që ndodhi. Edhe në seancën e caktimit të masës së sigurisë, Kaçi pretendoi se Gjici e kishte ngacmuar seklualisht në takimin e parë dhe vendosi që përmes filimit të dokumentonte gjithçka. Hetimet për Gjicin nisën pas publikimit të një video ku ish- kryebashkiaku kryente marrëdhënie seksueale me shtetasen Alma Kaçi.

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga Bashkia e Kukësit për sterilizimin qenve endacakë në Kukës. Nga ana tjetër edhe Gjici ka ankimuar masën e arrestit në burg me pretendimin  se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!