Skandali me përgjimet në Kosovë/ Behrami: Kurti, i përlyer me afera korruptive. Haziri: Pështyma e VV është bërë pellg

schedule17:34 - 16 Tetor, 2024

schedule 17:34 - 16 Tetor, 2024

Në qendër të emisionin “Ballkan Update” këtë të mërkurë, ka qene skandali i energjisë, pas përgjimeve të bashkëpunëtores së Albin Kurtit, Dejona Mihalit me kryetarin e KEK, Nagip Krasniqi.

Lidhur me këtë ka diskutuar në një lidhje me Skype nga Prishtina nënkryetari i LDK, Lufti Haziri dhe ish-këshilltari i ish-Presidentit Thaçi, Artan Behrami.

Sipas Hazirit, Mihali përdoret nga Kurti për të kryer detyra të ndyra dhe tashmë fatkeqësisht pështyma e VetëVendosjes është bërë pellg.

 “Pështyma e Vetvendosjes kundër të kaluarës dhe konkurentëve të proceseve politike, partive politike që përfshijnë dhe opozitën në Kosovë, ajo lloj pështyme është bërë pellg fatkeqësisht. Në krejt ato thirrje, kanë dalë të jenë vetëm slogane, asgjë të vërteta, eksponentë të zotit Kurti, jo vetëm zonja Kusari Lila, por dhe Mihali në këtë rast, që në emër të VetëVendosjes kanë pasur rol dhe në komunikim me ekipin me zotin që vjen nga radhët e ekipit Sërbska, por dhe eksponentë që pandehen për terrorizëm. Mos të flasim për atë që në Kosovë quhet ‘futja e duarve’ në të mirat publike, siç janë çështjet e rezervave ushqimore, si mielli, vaji, gruri, si produkte elementare. Mbi të gjitha, doli çështja e genit serb.

Tani këto elementë që lidhen ngushtë me kryeministrin Kurti dhe me emra të përveç si shoqja Mihali, apo në anën tjetër si shoqja Mimoza, që përfaqësojnë një rol, jo vetëm moshë e zgjatur, e cila përdoret nga zoti Kurti për të kryer detyrat e ndyra. Në vend të sqarimeve, ne kemi ikjet e deputetëve dhe ikjen e zotit Kurti si kryeministër dhe qeverinë e tij. Pa përmend skandalin me forcën e sigurisë, që prek dinjitetin e saj”, tha ndër të tjera Haziri.

Ndërsa, Behrami ka theksuar se populizmi i Kurtit ka filluar të përthahet. Sipas tij, qeverisja e Kurtit është katastrofale, në të gjitha fushat, arsim, mjekësi dhe ai është i përlyer në të gjithë trupin me afera korruptive.

“Fruti i populizmit të zotit Kurti në Kosovë ka filluar të përthahet dhe bashkë me të ka filluar të përthahet dhe pështyma, të cilën e kanë hedhur prej disa dekadash. Elementi i dytë mendoj që i ndikon kësaj është sjellja shumë emancipuese e opozitës në Kosovë, e cila prej tre vitesh nuk ka dashur të hyjë në lojërat populiste të zotit Kurti për t’u konfrontuar. Me që zoti Kurti ka qenë gjithmonë i interesuar për t’u konfrontuar me opozitën. Opozita ka bërë që në mënyrë inteligjente të mos hyjë në debat me zotin Kurti, por gjithmonë janë marrë me tema konkrete për të mësuar që qytetarët e republikës së Kosovës, të cilët e kanë votuar zotin Kurti të shohin anën e tij të vërtetë dhe këto tre vjet ajo që ka ndodhur është që në politikën e jashtme zoti Kurti ka dështuar dhe këtë e kemi parë. Kemi izolim në rajon, izolim me SHBA, me BE jemi në sanksione. Kemi pasur një qeverisje katastrofale në të gjitha fushat, në arsim, në mjekësi dhe tani po rrënohet shtylla e fundit mbi të cilën është mbajtur në mënyrë artificiale qeveria Kurti. Pra, tani Kurti është i përlyer në krejt trupin e tij me afera korruptive dhe ajo që është më e keqja, është se ai ka mbrojtur kriminelë që kanë vjedhur”, u shpreh ai./abcnews.al