Skandali me pagat, Spiropali në “Log.”: Akt kriminal, nuk është sulm kibernetik

schedule21:29 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 21:29 - 23 Dhjetor, 2021

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka kërkuar ndjesë për skandalin e daljes së pagave të qindrave qytetarëve shqiptarë. E ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Spiropali u shpreh në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, i cili gjithashtu kërkoi ndjesë. Spiropali e cilësoi si akt kriminal dhe kërkoi hetim të plotë nga prokuroria. Sipas saj është e qartë që nuk është sulm kibernetik, por është skemë e organizuar.

“Edhe ne jemi të shqetësuar, madje kërkojmë ndjesë për shqetësimin që është krijuar. Kërkojmë nga autoritete të hetohen. E konsiderojmë akt kriminal ata që e kanë nxjerrë. Kërkojmë hetimin e të gjithë zinxhirit. Nuk është sulm kibernetik. Nuk është se muret mbrojtëse kanë qenë të dobëta. Ne mendojmë se është e organizuar. Nuk  mund të gjykojmë, qëllimi është kriminal. Nxjerrja e të dhënave të tilla është akt kriminal dhe prokuroria duhet ta hetojë.

Një gjë është e qartë që ajo listë ka ekzistuar, ka qarkulluar, e kanë pasur dhe e kanë nxjerrë në këtë moment. Nuk dua ti hyj kësaj. Nga lajmet e dy ditëve po bëhet e qartë që  kjo listë ka qarkulluar. Prokuroria duhet ti shkojë deri në fund. Duhet të hetohen të gjithë punonjësit e tatimeve, punonjës të institucioneve të tjera. Duam në fund që të ketë drejtësi. Nuk mund të mbajmë një përgjegjësi e tillë ku qëllimi kryesor është që të krijojnë kaos”, u shpreh ministrja.

Më tej, Spiropali theksoi se nuk ka pasur interes të shohë listën e pagave, por pranoi se është çuditur me disa pagesa të personazheve të mediave.

“Më duket e tepërt tani që të diskutojmë pagën e tjetrit. Nuk kam pasur interes t’i shikoj. Por çudi më kanë bërë edhe mua rrogat në media”, u shprej ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!