Skandali me mikrokreditë/ Reagimi i parë i guvernatorit: U bllokuan llogaritë. Pezulluam “peshkaqenët”

schedule15:01 - 28 Maj, 2024

schedule 15:01 - 28 Maj, 2024

 Qytetarët që u zhvatën nga dy shoqëritë financiare të mikrokredive MCA dhe Final do t’u rikthehen kreditë pranë bankave.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë guvernatori Gent Sejko tha se janë në përmbyllje të procesit me bankat, por theksoi se do të jetë e vështirë të ndërhyjnë në çështjet që janë në gjykatë.

“Do të bisedojmë me bankat t’i kthejmë në sistemin bankar, kjo është e pakonfirmuar, por besojmë se do ta zgjidhim. Rastet e tjera problematike që janë në ndjekje do t’i zgjidhim me likuidatorin. Nuk është një punë që zgjidhet për një muaj apo dy muaj, por është afatgjatë. Ajo që duhet të bëjmë së shpejti është të ecim shpejt me miratimin e ligjeve. Rregulloret ne i bëjmë vetë më Këshill Mbikëqyrjes, ato ligje që thashë, dalin lloj-lloj teorish dhe nuk janë në tagrin tonë ligjor, dhe ato raste që janë me vendime gjykate dhe kanë kaluar në përmbarim kjo krijon problematikë. Por sigurisht edhe këto raste në do t’i shohim me kujdes”, ka thënë ai, duke shtuar: “Kemi një ngritur një grup punë që janë të alokuar vetëm për dy këto kompani.

Aktualisht Banka e Shqipërisë ka ngritur një grup të veçantë pune i cili po ekzaminon në detaje të gjitha dosjet ndërsa  u është bllokuar llogaria dhe është kërkuar që të mos tjetërsojnë asnjë pronë.

Gjykata e Tiranës la në burg 4 persona për këtë skemë mashtrimi, katër u lanë në arrest shtëpie dhe një është në kërkim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!