Skandali me listat e pagave, këta janë punonjësit e arrestuar, i morën të dhënat me USB (EMRAT)

schedule10:59 - 7 Janar, 2022

schedule 10:59 - 7 Janar, 2022

Zbulohen emrat e katër personave të arrestuar në lidhje me publikimin e listës së pagave dhe targave. Ata janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC se punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, i cili i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.

Roli i të arrestuarve

Eni Qirjako – Specialiste e IT në drejtorinë e Tatimeve

Andi Agaraj- Specialist i IT në drejtorinë e Tatimeve

Klodian Sota- Përmbarues

Endri Ikonomi- Përmbarues

m.v/Abcnews.al