Skandali me tenderin e energjisë, Ministrja e Kurtit pranon konsultimin me Dejonën e Vetëvendosjes

schedule11:18 - 5 Shkurt, 2025

schedule 11:18 - 5 Shkurt, 2025

Skandali me tenderat në Korporatën Energjitike të Kosovës ka marrë të tjera përmasa.
Mediat në Kosovë vijojnë të publikojnë pjesë nga dëshmitë që personat e përfshirë në bisedat në whatsapp, ku vendosej në mënyrë preferenciale për tenderat, kanë dhënë në Prokurori, duke gënjyer institucionet e drejtësisë dhe qytetarët, të cilëve i kërkojne votën.

Para dy muajsh, ministrja Artane Rizvanolli është thirrur nga Prokuroria, në cilësinë e dëshmitares për rastin e aferës së ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi, e cila ka shkaktuar një dem mbi 36 milionë euro për buxhetin e Kosovës.

Në një pjesë të dëshmisë ne prokurori, ministrja Artane Rizvanolli pyetet rreth kompanisë zvicerane Liëtin – për të cilën – u raportua se diskutohej në ËhatsApp ku ishin Nagip Krasniqi, Albin Kurti, Besnik Bislimi, Dejona Mihaili dhe ministrja Artane Rizvanolli.

Në një pjesë të deklaratës, ministrja Rizvanolli pyetet për z.Nagip Krasniqi dhe rrjedha e bisedës sipas procesverbalit vijon si më poshtë:

Prokurori: A ju ka rënë shpesh të takoni z.Krasniqi?

Dëshmitarja: Shumë më shpesh se ndërmarrjet tjera për shkak se e mbuloj sektorin e energjisë por edhe veçanërisht për faktin që ka pasur një krizë të pa precedent energjetike.

Prokurori: Kur thuani se mbuloj sektorin e energjisë në çfarë kuptimi?

Dëshmitarja: Ministria e Ekonimisë i bënë politikat, strategjitë, legjislacionin e propozon për sektorin e energjisë por në kushte të rrethanave të veçanta si krizat mundet edhe me ndërhy në treg për të siguruar siguri të furnizimit dhe çmim të përballueshëm.

Prokoruri: Kur thuani mund të ndërhy në treg, na sqaroni këtë pjesë?

Dëshmitarja: Sipas legjislacionit në fuqi, mundet në raste të caktuara psh. Me vendos një obligim për ndërmarrjet e energjisë.

Prokurori: Gjatë kohës sa ka qenë Nagip Krasniqi kryeshef a është dashur të përdorni këtë mekanizëm legjislativ?

Dëshmitarja: Po, prej dhjetorit 2021 deri diku në pranverën e vitit 2023 në disa raste ndoshta dhjetë (10) kanë qenë në fuqi masat emergjente për furnizimin me energji sa më kujtohet kështu quhet, për periudhat tridhjetë ditore ose gjashtëdhjetë ditore.

Prokurori: Na jepni një shembull konkret të këtyre vendimet tridhjetë ditore apo gjashtëdhjetë ditor?

Dëshmitarja: Ndalimi i përdorimit të energjisë elektrike për mihje të kripto valutave.

Prokurori: Në rastet emergjente të cekura më lart ka pasur subvencionimin të Qeverisë për KEK-un, a është e saktë?

Dëshmitarja: Po ka pasur subvencionim me qëllim mirëmbajtjen, remontim e blloqeve të KEK-ut.

Prokurori: A keni qenë të informuar kur kanë filluar procedurat e remonteve në KEK?

Dëshmitarja: Në masë të madhe kisha më thënë se po, por jo gjithmonë. Veçanërisht gjatë kësaj periudhe kohore të krizës.

Në një pjesë të dëshmisë, Rizvanolli do të pyetej se si shpjegohej fakti se bash në kohën e krizës energjetike 2021-2023, do të shkonte në remont blloku A5.

Prokurori: Si e shpjegoni faktin që që siç thatë më lartë se ka pasur krizë energjetike në periudhën dhjetor 2021 pranverë 2023, kurse në anën tjetër pikërisht në atë periudhë kohore ka shkuar në remont blloku A5?

Dëshmitarja: Këto specifika besoj se mund të përgjigjet KEK-u, remontet janë të rregullta, me sa e di bëhen një herë në vit, e disa një herë në tri vit, nuk i di specifikat për secilën.

Prokurori: Në atë kohë z.Krasniqi ju ka njoftuar se blloku A5 është duke shkuar në remont?

Dëshmitarja: Besoj se po, kemi pasur kontakte të rregullta sa herë që ndonjë bllok ka qenë jashtë funksionit.

Përgënjeshtrimi për Litwin-in

Në një pjesë të dëshmisë, ministrja Artane Rizvanolli pyetet rreth kompanisë zvicerane Liwtin – për të cilën – u raportua se diskutohej në WhatsApp ku ishin Nagip Krasniqi, Albin Kurti, Besnik Bislimi, Dejona Mihaili, Artane Rizvanolli, Hekuran Murati dhe Milot Kelmendi.

Dëshmia vijon si më poshtë:

Prokurori: A ju kujtohet që z.Krasniqi ka kërkuar ndihmën tuaj në lidhje me kompaninë Litëin të Zvicrëss?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: A ju kujtohet nëse në këto komunikime me kompaninë Litwin është përmendur edhe ambasadori zviceran?

Dëshmitarja: Jo nuk më kujtohet:

Prokurori i ofron për shikimi komunikimet e ekstraktit të raportit të forenzikës të evidentuar me shkrim dore të datës 22.02.2023, faqe 63.

Prokurori: A është realizuar ky takim?

Dëshmitarja: Me sa e di unë jo.

Prokurori: Pse ka pasur nevojë me takuar ambasadorin për një kompani privatë siç është Litwin?

Dëshmitarja: Besoj se ka qenë sepse nuk më kujtohet për të pyetur nëse e dinë për këtë kompani dhe arsyet e dështimit të kontratës sepse nganjëherë kompanitë e huaja kanë shqetësime, probleme, ankohen apo i ndajnë informatat me ambasadat e tyre përkatëse.

Prokurori: Si është e mundur që arsyeja e takimit nuk po ju kujtohet, në anën tjetër kur ju pyeta nëse është realizuar ky takim ju pa hezitim thatë jo.

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet që të tjerët kanë realizuar këtë takim por unë nuk kam marrë pjesë me sa më kujtohet as të tjerët nuk kanë marrë pjesë.

Dështimi i realizimit të remontit

Në një pjesë të dëshmisë së Artane Rizvanollit, ministrja do të pyetej nëse e dinte se pse ka dështuar realizimi i remontit, referuar komunikimit të saj për të njëjtën çështje me z.Nagip Krasniqi.

Prokurori: Më lartë thatë se keni pasur takime të rregullta me z.Krasniqi, a ju kujtohet se çka ka ndodhur me rastin e kaldajës së bllokut A5 sepse në komunikimin e datës 22.02.2023 i shkruani se kontrata e kaldasë praktikisht paska dështuar!

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet, por e di që ka pasur disa dështime të realizimit të remontit.

Prokurori: A e dini pse kanë ndodhur këto dështime?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohen specifikat por nëse nuk gaboj ka pasur procedurë por nuk ka pasur asnjë ofertues, ka qenë kohë pas pandemisë ka pasur problem me zinxhirin e furnizimit, pastaj ka pasur një apo më shumë procese tjera që nuk më kujtohet por që k pasur dështime dhe remonti është kryer me sa e di tek në vitin 2023 nëse nuk gaboj.

Prokurori: A ka kërkuar ndihmën tuaj për implementimin e projektit për remontin e kaldasë?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet por na ka informuar dhe ne jemi interesuar sepse ka qenë e rëndësishme në atë kohë veçanërisht se ka qenë kriza energjetike, i kemi pasur çmimet e larta të importit.

Prokurori: Në atë kohë me çka i keni mbuluar prodhimet e energjisë së bllokut A5?

Dëshmitarja: Energjinë që nuk e prodhojmë e sigurojmë prej importit.

Rizvanolli ishte administratore e grupit në WhatsApp

Komunikimet përmes telefonit, e sidomos nëpërmjet platformës WhatsApp, ishin të shpeshta në grupin, ku Rizvanolli nuk e mohon në deklaratën e saj në prokurori, se e kishte krijuar vet.

Prokurori: A është e vërtetë që ju e keni themeluar këtë grup-administrator i grupit?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet, mund të jetë.

Pse në grup ishte ‘personi privat’ – Dejona Mihali?

Në një pjesë të dëshmisë, Rizvanolli do të pyetej edhe për praninë e kryeministrit Albin Kurti në këtë grup të WhatsApp-it si dhe për atë se pse “një person privat me emrin Dejona Mihali” duhej të ishte në atë grup.

Prokurori: Dhe në këtë komunikim në grup ka qenë i përfshirë edhe Kryeministri, zv.Kryeministri dhe zyrtarë tjerë shtetërorë, a është e saktë?

Dëshmitarja: Nuk më kujtohet kush ka qenë saktësisht në grup, por po.

Prokurori: A është e saktë se në këtë grup ka qenë edhe shtetasja Dejona Mihali?

Dëshmitarja: Mund të ketë qenë për një kohë në grup.

Prokurori: A është Dejona Mihali zyrtare e institucioneve shtetërore?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: A është zyrtare e Ministrisë ku ju e ushtroni detyrën?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: Me aq sa keni njohuri a është zyrtare e KEK-ut?

Dëshmitarja: Jo.

Prokurori: Në lidhje me situatat qoftë emergjente apo të rregullta në KEK a jeni konsultuar me Dejona Mihalin?

Dëshmitarja: Me sa më kujtohet në kuadër të grupit në WhatsApp.

Prokurori: Pse keni komunikuar çështje zyrtare me një person privat?

Dëshmitarja: Dejona është koordinatore e komiteteve profesionale në Lëvizjen Vetëvendosje ku përfshihet komiteti për energji dhe në këtë contest ka njohuri për politikat e Lëvizjes Vetëvendosje për sektorin e energjisë.

Prokurori: Besoj që në ministrinë ku ju udhëhiqni keni zyrtarë të fushës përkatëse me ekspertizë, pse keni nevojë të konsultoheni me një person që nuk është pjesë e institucioneve?

Dëshmitarja: Për qartësim jemi duke folur me një grup jo formal ku është diskutuar për çështje të ndryshme të energjisë./NACIONALE

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!