Skandali me Inceneratorët, shteti vazhdon të paguajë, ministrja e Financave: Do zbatojmë kontratën, na ndalon vetëm gjykata

schedule14:45 - 6 Korrik, 2022

schedule 14:45 - 6 Korrik, 2022

Edhe pse akuzohen për milion euro dëm dhe evazion fiskal, shteti vazhdon ende të paguajë kompanitë koncensionare.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka theksuar se kjo do të vazhdojë deri në një vendim të prerë të gjykatës.

Sipas saj ka një kontratë që shteti duhet të zbatojë, të cilën e zhbën vetëm vendimi i gjykatës.

“Janë subjekte hetime dhe s’ka vendim gjykate për ta, institucionet shtetërore s’mund të marrin masa. Kemi vijuar të respektojmë kontratën dhe do e bëjmë për sa kohë jemi në zbatim të kontratës, s’kemi njoftim nga institucionet ligj zbatuese ose të drejtësisë për të marrë masa për këto kontrata jemi në pritje të proceseve të drejtësisë, do marrim masa të nevojshme për respektimin e ligjit”, tha Ministrja Ibrahimaj.
/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!