Skandali i pagave, Imeraj: Po vazhdojnë hetimet, autori do të gjendet

schedule15:06 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 15:06 - 24 Dhjetor, 2021

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka deklaruar se po vijojnë hetimet në lidhje me publikimin e të dhënave personale. Imeraj tha se grupi hetimor është i përkushtuar dhe do të ketë autorë që do të shkojnë para drejtësisë.

“Ne jemi këtu sot për të bërë me dije veprime tona hetimore përgjatë disa muajve. Falenderoj Policinë e Shtetit. Duke qenë se është sensitive për shkak të vëmendjes së shtuar. Prokuroria po kryen çdo veprim të nevojshëm hetimore. Veprimet do jenë intensive.

Grupi hetimor është i përkushtuar. Dhe normalisht do kemi autorë. Grupi hetimor që heton atë çështje po kryen veprimet e duhura. Do kemi një konferencë tjetër për zbulimin e autorëve. Do keni një përgjigje sepse përgjigja e prokurorëve nuk është me konferenca për shtyp por me vendimmarrje”, tha Imeraj.

Ndërsa drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Toni Vocaj u shpreh se nuk mund të japin më shumë detaje për shkak të sekretit hetimor.

“Ne jemi përfshirë me grupin hetimor bashkë me prokurorinë e Tiranës dhje jemi duke kryer veprimet e nevojshme. Më shumë detaje nuk mund të japim për këtë hetim pasi është një grup i posaçëm që po merren me këtë çështje”, deklaroi Vocaj. m.v/Abcnews.al