Skandali i “DH Albania”, Prokuroria nis letër-porosi në SHBA

schedule19:43 - 16 Dhjetor, 2018

schedule 19:43 - 16 Dhjetor, 2018

Hetimi i dy tenderave me vlerë 30 milionë euro të fituara nga kompania “DH Albania” është shtrirë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është regjistruar kompania mëmë e saj “Danwell Haberman”.  Grupi hetimor ka nisur drejt SHBA-ve letër-porosi ku kërkon informacione nga autoritetet ligjzbatuese të shtetit të Delawerit mbi mënyrën e regjistrimit të firmës “Dunwell Haberman” atje.

Kjo pas konfirmimit se kompania  ka falsifikuar firmën e sekretarit të Shtetit tw Delawer, për datën e themelimit si dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me bilancet e saj ndër vite dhe gjendjen financiare të saj. Skandali mund të jetë akoma më i madh pasi Prokuroria ka dyshime se edhe noterizimi i dokumenteve në shtetit e Delawerit të jetë i falsifikuar. Ky proces sipas burimeve nga grupi i hetimit mund të jetë totalisht fiktiv dhe kjo pritet të verifikohet nga informacioni që do të mbërrijë nga shtetet e bashkuara. Këto dokumente janë përdorur nga përfaqësuesit e “DH Albania” fillimisht ne fitimin  e tenderit të OST për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi me vlere 12 milionë euro. I njëjti dokumentacion thonë burimet është përdorur edhe në tenderin e ndërtimit të lotit të parë të unazës së re, me vlerë 18 milionë euro.

Prokuroria amerikane nga ana e saj është duke kryer një hetim për rastin pasi falsifikimi i firmës së sekretarit te shtetit te Delawerit dhe ajo e një noteri është krim fedaral dhe ndëshkohet rendë. Prokuroria e Tiranë regjistroi procedimin penal për 4 vepra shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Hetuesit janë duke verifikuar edhe veprimet e Autoritetit Rrugor dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe disa prej tyre do të merren në pyetje. Para hetuesve do të japin deponimet e tyre të gjithë personat e përfshirë në dy tenderat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!