Skandali “DH Albania”, prokuroria fletë-thirrje zyrtarëve të ARRSH e OST  

schedule15:42 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 15:42 - 17 Dhjetor, 2018

Prokuroria e Tiranës do të dërgojë këtë javë fletë-thirrjet e para për personat që do pyeten për hetimin e kompanisë “DH Albania”. Përveç përfaqësuesve të kompanisë dhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të dy tenderat në pyetje pritet të merren dhe personat që kanë mbledhur dokumentacion për tenderët. 

Prokuroria e Tiranës do të nisë këtë javë fletëthirrjet e para për personat që do të pyeten për llogari të hetimit të nisur për dy tenderat me vlerë 30 milionë euro në total të fituar nga kompania “DH Albania”. Hetimi i nisur pas publikimit të dokumenteve të falsifikuara të regjistrimit të kësaj kompanie në SHBA, po kalon në filtër procedurën dhe ligjshmërinë e dokumentacionit në dy tenderime të kryera nga Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit. Tenderi i ARRSH-së i përket ndërtimit 18 milionë euro të lotit të parë të Unazës së Madhë në segmentin “Shkolla Teknologjike” – sheshi “Shqiponja”, ndërsa i OST-së, ndërtimi i linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi, të dyja procedura të anuluara.  Procedimi penal është regjistruar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës”, “shkelje të barazisë në tendera”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”.

Burime pranë organit të akuzës bënë me dije se përveç përfaqësuesve të kompanisë, si edhe anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të dy tenderat, prokurorët do të kërkojnë shpjegime edhe personave që janë marrë me mbledhjen e administrimin e dokumentacionit të “DH Albania” për garën në tender. Të premten prokurorët nisën letërporisi për autoritetet amerikane të Delaëare ku është regjistruara kompania mëmë e “DH Albania”, “Danwell Haberman”. Përmes tyre prokuroria e kryeqytetit kërkon informacion në rrugë zyrtare për ligjshmërinë e disa prej dokumenteve të paraqitura nga “DH Albania”. Javën e kaluar “Zëri i Amerikës” ngriti dyshimet të forta se pas firmës “DH Albania” qëndron biznesmeni Bashkim Ulaj. /’abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!