Skandale seksuale në Spanjë dhe Izrael, 7 futbollistë të liruar dhe dy të akuzuar

schedule13:59 - 11 Qershor, 2020

schedule 13:59 - 11 Qershor, 2020

Akuza të rënë për dy futbollistë të Maccabi Tel Aviv. Autoritetet policore në Izrael po shqyrtojnë një ankesë, ku pretendohet se ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me të mitur. Channel 13 ka raportuar se futbollistët u takuan me vajzat në një event dhe shkëmbyen numrat e telefonit.

Më pas u rezervuan taksi vajzat e mitura, që shkuan në një nga shtëpitë e futbollistëve. Momentalisht është kërkuar pezullimi i dy futbollistëve, identiteti i të cilëve nuk zbulohet, por Maccabi Tel Aviv ka dalë me një qëndrim ku theksohet se po ndiqen zhvillimet dhe për momentin nuk mund të bëjnë asnjë koment.

SKANDALI NË SPANJË – Shtatë meshkuj, të cilët kishin shkuar në Spanjë për të luajtur futboll, mbaheshin të mbyllur në Prado del Rey në Cadiz. La Guardia Civil janë liruar ditën e sotme dhe njëri prej tyre ishte i mitur.

Ata janë nga vende të ndryshme të Amerikës së Jugut dhe detyroheshin të flisnin në një “chat” homoseksualësh.   Të gjithë ishin mashtruar, madje u ishte thënë se paratë mund t’i paguanin në Spanjë.

Me punën që do të bënin dhe që do t’u jepte atyre mundësinë të ndihmonin edhe familjet e tyre në vendet e origjinës.  Vështirësitë për ta ishin të mëdha, madje shpesh detyroheshin edhe të lypnin për të siguruar mbijetesën.

Gjatë gjithë kohës ata punonin për të paguar borxhin që kishin ndaj organizatës kriminale që i kishte mashtruar ata. Tre persona janë arrestuar për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim përfitim të shfrytëzimit seksual. Ata do të dalin në gjyq dhe pritet të dënohen rëndë.   /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!