Skandal në Siri me organizata humanitare, femrat shfrytëzohen seksualisht

schedule11:08 - 27 Shkurt, 2018

schedule 11:08 - 27 Shkurt, 2018

BBC ka dhënë alarmin që në Siri ndihmat e organizatave humanitare shpërndahen në këmbim të favoreve seksuale. OKB dhe agjenci të tjera humanitare bëjnë me dije se nuk tolerojnë raste të tilla. Megjithatë BBC ka bërë publike disa denoncime.

Nuk përfundojnë problemet në Siri. Femrat, në vendin e prekur nga konflikti civil, janë shfrytëzuar seksualisht nga burra që shpërndajnë ndihmat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe shoqatave të tjera humanitare ndërkombëtare. Skandali është publikuar nga mediat britanike BBC. Punëtorët e ndihmave akuzojnë disa meshkuj se kanë shkëmbyer ushqim për favore seksuale.

Pavarësisht paralajmërimeve të para 3 viteve, një raportim I ri tregon se kjo problematikë vijon ende në jug të vendit. Agjencitë e OKB-së dhe organizatat humanitare njoftojnë se kanë zero tolerancë për shfrytëzimet dhe nuk kanë verifikuar ndonjë rast abuzimi nga partnerët e organizatave në rajon.

Por një punonjëse tha për BBC se shfrytëzimi është shumë I përhapur saqë disa femra siriane po refuzojnë të shkojnë tek qëndrat e shpërndarjes për shkak se njerzit do të mendojnë se kanë ofruar trupin e tyre në këmbim të ndihmës që sjellin në shtëpi. Sipas medias britanike, një punonjës pretendon se disa agjenci humanitare edhe pse ishin në dijeni nuk kanë reaguar, pasi duke përdorur palë të treta dhe zyrtarë lokalë është e vetmja mënyrë për të dërguar ndihma në zona të rrezikshme të Sirisë ku stafi ndërkombëtar nuk ka qasje.

Ndërkohë, Fondacioni i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë ndërmori vitin e kaluar një raport të bazuar në dhunën gjinore në rajon dhe zbuloi se asistenca humanitare po shkëmbehet me favore seksuare në shumë zona të Sirisë. Sipas raportit femrat apo vajzat martoheshin me zyrtarët për një periudhë kohe të shkurtër për shërbime seksuale në mënyrë që të siguronin ushqim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!