Skandal në Ligue 1, presidenti i klubit francez akuzohet për ngacmim seksual

schedule13:36 - 5 Shkurt, 2020

schedule 13:36 - 5 Shkurt, 2020

Skandal në kampionatin francez. Mediat francez raportojnë se presidenti i klubit Angers është arrestuar për shkak se ndaj tij ka ardhur një akuzë për ngacmim seksual.

Presidenti i klubit, Said Chabane, po merret në pyetje nga policia për ngjarjen që ai akuzohet. Është një e punësuar e tij e cila ka bërë denoncimin dhe mediat kanë zbuluar se bëhet fjalë për ngacmim seksual nga ana e presidentit.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Angers. Klubi që renditet i 13 në Ligue 1, ka deklaruar se Chabane i ka mohuar akuzat ndaj tij. Në reagimin e klubit shkruhet se ai ka bashkëpunuar me policinë dhe është i sigurt se është i pafajshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!