“S’kam marrëdhënie me ta, ia thashë edhe Leos”, Griezmann flet pa doreza

schedule12:36 - 24 Nëntor, 2020

schedule 12:36 - 24 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann, është rikthyer të flasë për kalimin e tij në Katalonjë. Kampioni i Botës me Francën ishte i ftuar në emisionin “Universo Valdano”, ku foli rreth takimit të parë me Leon Messin. Ai zbuloi se argjentinasi ishte mërzitur kur e kishte refuzuar ofertën e parë të katalanasve, pasi Leo e kishte kërkuar atë publikisht.

“Unë fola me Leon kur erdha te Barcelona dhe ai më tha se kur unë kisha refuzuar ofertën e parë për transferimin në “Camp Nou” ishte tërbuar, pasi Messi e kishte kërkuar publikisht atë. Por, ai ishte në krahun tim dhe këtë gjë e shikoja çdo ditë. Njerëzit mendojnë se është një lojë kur vjen puna tek merkatoja, por është shumë më shumë. Gruaja, prindërit dhe fëmijët flasin me ty, por në fund je ti ai që e merr vendimin final”, deklaron sulmuesi.

 

“Pas dokumentarit tek Atletico, prindërit e mi u zemëruan me mua sepse ata nuk e kuptuar se çfarë bëra. Ata donin të më shikonin te Barcelona. Edhe pse më pas drejt meje erdhën shumë kritika në mënyrën se si erdha këtu, pasi ende nuk kisha treguar veten time nën drejtimin e Diego Simeones. I pranoj kritikat sepse ata nuk po shikojnë Griezmannin më të mirë.

Në një vit e gjysmë këtu unë kam patur tre trajnerë dhe nuk është aspak e lehtë. Më duhet pak më shumë kohë për t’u përshtatur me kolegët e mi dhe ata me mua. Përveç kësaj me mua flasin dhe kandidatët për president. Nuk mendoj se është gjëja më e mirë kur flasin nëse jam një blerje e mirë apo jo”, vazhdon francezi.

 

“Ishte e vështirë për mua në fillim. Erdha në një ekip që sapo kishte fituar kampionatin dhe duhej të fitoja vendin e titullarit. Kam qenë gjithmonë në dispozicion të trajnerit dhe do të bëj atë që ai më kërkon, edhe pse në aspektin profesional më dhemb pak ajo që ai kërkon.

Me Simeonen çdo seancë stërvitore ishte si një ndeshje me intensitet të lartë. Të gjithë kërkonin më shumë, duke filluar nga Koke, Gabi dhe te professor Ortega. Atje vraponim shumë dhe unë ende vazhdoj ta bëj këtë. Dhoma e zhveshjes ishte shumë solide atje.

Unë nuk kam më asnjë marrëdhënie me ish-agjentin tim, Eric Olhats, që nga dita kur u martova. E ftova atë në dasmën time, por ai nuk erdhi. Deklaratat e xhaxhait tim për Messin? Ai nuk merr vesh fare nga futbolli. I thashë Leos se nuk flas kurrë me ta, madje nuk ia kam as numrin”, përfundon Griezmann. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!