Aktorja dhe këngëtarja, Egzona Ademi ishte e ftuar në ‘Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, në një rrëfim personal dhe të ndjerë mbi jetën e saj në të gjitha dimensionet. Prej vitesh Egzona ka humbur të dy prindërit, dhe shpesh herë i kujton ata në rrjete sociale. Ajo shpreh se sëfundmi ka marrë vendimin që të mos flas më aq shpesh për ta publikisht pasi e vuan tepër përmendjen e tyre.
“Kur ndrroj jetë babi, ndaja çdo datë 16 Janar kur vinte. Një koleg më tha ‘mos trishtohesh shumë?’ i thirra mendjes dhe thashë mos ka të drejtë. Mund ta ndash njëherë, por më mirë është ndoshta kur e ndan më pak sesa t’i imponosh njerëzve që je duke vuajtur. Dhe tani që flas më merret fryma. Kam vendosur që do e ndaj vetëm kur e ndjej.”
Ndërkohë sot Egzona jeton e vetme në shtëpinë e saj. Ajo shprehu se jetesa vetëm ka benefitet e saj por vetmia që ndjen është e pashmangshme, sidomos pas humbjes se prindërve.
“Ndoshta kur ke një lajm të gëzuar që do ta ndash me dikë, por të them të drejtën unë jam tërë ditën jashtë se jam në punë. Mua më ka detyruar jeta të rri vetëm. Kam ndonjë lajm, personi i parë që merrja mami ose babin. Sepse ata gëzonin në fund të ditës, ata janë gëzuar gjithmonë më shumë se të gjithë.”
Teksa dëgjonin këngët e përzgjedhura nga artistja për rubrikën “1 jetë, 5 këngë”, ata ndaluan edhe te “E Ndjej”, një këngë e shkruar dhe kompozua nga Adrian Hila dhe e interpretuar nga ademi, me të cilën mori edhe çmim në kompeticionin “Kënga Magjike”.
Egzona shprehu se performanca e kësaj kënge ka qenë e fundit që mamaja e saj ka parë në një sallë koncertesh. Një kujtim sa i ëmbël edhe i hidhur për këngëtaren, e cila rrëfeu stresin e përjetuar teksa grimohej për të dalë në skenë ndërkohë që shprehu se merakun e kishte te e ëma që qëndronte e vetme. Kjo perfomancë live që më e dhimbshmja për të, për pasojë edhe interpretimi i këngës në mënyrë të drejtpërdrejt qe i mbushur me emocione.
“Unë i kam kujtimet nostalgjike me mamin, që ishte në gjendje si ishte dhe erdhi në sallë, më ndoqi mua, dhe ishte hera e fundit që ishte në sallë dhe më ka ndjekur. Pavarësisht se ka qenë në kushte fizike të papërballueshme, ajo më suportonte.”
Një moment gazmor i emisionit është loja “Vetëm 5 miuta”, ku Egzona për 5 minuta duhet të kthente përgjigje një sërë pyetjesh nga Ermali nën presionin e kohës. Teksa e pyet për vendin më te çuditshëm ku ka bërë seks, Egzona nuk ngurron dhe thotë “banjo”. Ndërkohë Ademi, në një njëjtën lojë, e përshkruan Fifin si një artiste “super, në lloj e vet”, duke ngurruar paksa./abcnews.al