“S’kam firmosur për incenerator”, Ahmetaj “nxehet” me Tabakun: Prit duro, do të filloj që nga Italia e deri tek firmat e tua

schedule12:12 - 12 Maj, 2022

schedule 12:12 - 12 Maj, 2022

TIRANË – Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se raporti i Autoritetit të konkurrencës kas hedhur dritë lidhur me situatën aktuale të tregut.

Mes të tjerash Ahmetaj i është kundërpërgjigjur deputetes së PD-së, Jorida Tabaku sa i takon rritjes së çmimeve.

Ahmetaj tha se të thuash se rritja e çmimeve është bërë për arsye të tregut të brendshëm, është e qëllimshme.

“Raporti i Konkurrencës është një dritë që hidhet në problemet e tregut. Të gjitha instrumentet që ka shteti dhe i lejon një demokraci për të ndërhyrë e për të ruajtur balancat. “

“Konkurrenca në treg sigurisht që do ketë probleme. Të gjitha hetimet janë legjitime. Të gjithë jemi për të mbrojtur konsumatorin. Por hajde ta pajisim autoritetin e konkurrencës dhe ka rekorde pozitive.” tha Ahmetaj.

 

Ndërkohë, deputetja e PD-së, Tabaku ka replikuar sërish, ndërsa nuk i ka kursyer ironitë, duke thënë se mund të mos marrin vesh nga shifrat, pasi nuk janë të gjithë mësues anglishteje.

“Mund të jem e paditur, se nuk jemi profesor anglishteje që mësojmë one and one. Por zgjohem e qetë nga gjumi se nuk kam firmosur tendera për inceneratorët”, tha ajo.

Tabaku shënjestroi qeverinë duke thënë se masat e marra janë të pamjaftueshme, si dhe ngritja e Bordit për çmimet është një abuzim nga ana e qeverisë.

Ndërkohë kaq ka mjaftuar që Ahmetaj të marrë sërish fjalën dhe të sulmojë Tabakun duke i përmendur disa firma dhe Gjenovan.

“Do firmos për investime publike. Ta kam thënë se çfarë shkon rrotull vjen rrotull. Do ti filloj gjërat unë që Gjenova e deri tek firmat. Të kam paralajmëruar. Dhe unë mbaj përgjegjësin vetë po unë inkuizitor pervert nuk jam bërë asnjëherë. Dëshirat e tua të errët i përfaqëson. Prit duro jeta është e gjatë.” Tha Ahmetaj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!