Skafi përplas një pesëmbëdhjetëvjeçar

schedule11:08 - 9 Gusht, 2022

schedule 11:08 - 9 Gusht, 2022

GREQI – Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është goditur nga një skaf në plazhin “Grias to Pidima” në Andros .

I mituri është në gjendje të mirë shëndetësore por ka pësuar mavijosje në krahun e majtë dhe në shpatull. Njëkohësisht, atij iu desh që të transportohej me helikopter në Elefsinë, për t’iu nënshtruar analizave neurologjike.

33-vjeçari drejtues i skafit pasi i ka ofruar ndihmën e parë e ka nxjerrë në breg. Drejtuesi i skafit është arrestuar dhe t’i nënshtrohet analizave toksikologjike dhe alkomaterialit.

Kujtojmë se pak ditë më parë një aksident i njëjtë ndodhi në bregdetin shqiptar. Fatkeqësisht 7-vjeçarja që u godit nga skafi në Himarë, nuk mundi të mbijetonte për shkak se helikat e skafit që drejtohej nga një polic, e dëmtuam rëndë dhe humbi jetën.

/abcnews.al/