Një ditë pas neutralizimit të zjarrit në ishullin e Sazanit, era e fortë ka riaktivizuar sërish disa vatra zjarri në zonë, të cilat po mbahen në monitorim nga forcat zjarrfikëse.
Abcnews.al. mëson se kanë marrë flakë trungjet që kanë pasur nxehtësi, të cilët aktualisht po mbahen ne monitorim.
Problem në zonë mbetet era qe fryn. Për momentin situata është nën monitorim.
Dje, 7 qershor, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ishin neutralizuar vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit.
Prej ditësh efektivët e FA ishin në betejë me flakët, ndërsa dje në operacion për të shuar zjarrin u përfshi një avion Canadair CL 415, i ardhur nga Greqia.
/ABCNEWS.AL/