Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

S’ka më dyshime për Jesus, Arsenal nis negociatat me Manchester Cityt

schedule14:00 - 11 Maj, 2022

schedule 14:00 - 11 Maj, 2022

Gabriel Jesus është kthyer në prioritetin e Arsenal për sezonin e ardhshëm, teksa sulmuesi i Manchester Cityt pëlqehet shumë nga Mikel Arteta.

Drejtuesit e “Topçinjëve” nuk kanë dashur të humbin kohë, teksa kanë filluar edhe me negociatat për të bërë të mundur edhe transferimin e tij gjatë mërkatos së verës.

Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i 25-vjeçarit, Marcelo Pettinati, i cili ka theksuar se ka marrë ofertë nga Arsenal, por të interesuar për shërbimet e sulmuesit janë edhe gjashtë klube të tjera.

“Kemi diskutuar me Arsenalin sa i përket Gabriel Jesus dhe të themi të drejtën na pëlqen projekti i tyre. Është një alternativë serioze dhe po e marrim në konsideratë, por duhet theksuar se për shërbimet e Jesus janë të interesuara edhe gjashtë klube të tjera. Megjithatë, Jesus për momentin është i fokusuar vetëm të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin me Manchester City dhe më pas të shohim si do të rrjedhin ngjarjet”, u shpreh Pettinati.

Jesus këtë sezon me “Qytetarët” ka arritur të shënojë 8 gola, ndërsa ka asistuar gjithashtu në 8 raste, ndërsa ka kontratë me citizenët edhe dy vite të tjera, por me ardhjen e Erling Haaland në “Etihad”, mund ta bëjë sulmuesin të largohet nga Manchester City.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!