Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Teutës, është mbyllur në barazim 0-0, në “Elbasan Arena”, që ka shërbyer si stadiumi pritës për verilindorët. Ky rezultat, i shkon për shtat Teutës.
Rastet ishin të pakta në këtë takim, me të dyja skuadrat që bënë një luftë të fortë në mesfushë. Të dy trajnerët nuk i kursyen titullarët, por golat munguan.
Kukësi e humbi mundësinë që të shkonte në Durrës të paktën me një gol avantazh dhe tashmë Teuta në “Niko Dovana”, do të ketë mundësinë që të arrijë finalen e madhe të Kupës. Raundi i parë u mbyll pa fitues, ndërsa në ndeshjen e radhës pas dy javësh, do të përcaktohet dhe ekipi finalist./abcnews.al
Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinale
Kukësi – Teuta 0-0