Mungon një javë, numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Duke lënë mënjanë polemikat e arbitrave për humbjen ndaj Interit mbrëmjen e djeshme, tashmë Barcelona ka një thirrje për të gjithë tifozët e skuadrës.
“Të mërkurën e ardhshme ju do të jeni lojtari i dymbëdhjetë”, do të shkruanin blaugranat në Twitter, teksa shkrimin e kanë shoqëruar me një foto të “Camp Nou” që ndodhet plot i mbushur.
Ndeshja e kthimit ndaj Interit do të jetë një nga 3 finalet për të arritur në fazën e 1/16-tave të Champions League.
Të besuarit e Xavi Hernandes pas një javë luajnë për “jetë a vdekje” në “Camp Nou”, pasi vetëm fitorja iu bën punë, në të kundërt çdo rezultat tjetër me shumë gjasa do t’i zbriste në Europa League.
Për të shmangur një “fatkeqësi” të tillë, Barça ka kërkuar edhe mbështetjen e tifozëve, për të mbështetur skuadrën në një ndeshje shumë delikate.
/f.a/abcnews.al