“S’ju kërkohet të merrni pushkën”, Rama apel shqiptarëve në RMV: Regjistrohuni për censusin

schedule11:01 - 26 Mars, 2021

schedule 11:01 - 26 Mars, 2021

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut me një video-mesazh në rrjetin social “Facebook” që të regjistrohen për censusin që po zhvillohet në vendin fqinjë.

Rama theksoi se politika nuk duhet të bëhet pengesë për asnjë qytetar, ndërsa shtoi se pa popullin shqiptar nuk ka shtet të Maqedonisë.

Gjithashtu ai u shpreh se regjistrimi i cili merr vetëm 5 minuta kohë do të vlerësojë edhe fuqinë kushtetuese të shqiptarëve në këtë shtet.

“Pa popullin shqiptar nuk ka shtet të Maqedonisë. Politika e ditës ashtu si kudo ju ndan edhe ju, por ajo nuk duhet t’ju pengojë ta shihni identitetin tuaj. Nuk ju kërkohet të merrni pushkën dhe të dilni në mal, por të harxhoni 5 minuta për tu ulur para kompjuterit apo për të klikuar në adresën (census.stat.gov.mk)., për tu regjistruar.

Përpara se sa të hani darkë sonte uleni dhe kryjeni betejën tuaj të vogël duke u regjistruar me krenari si qytetarë shqiptarë të Republikës së Maqedoninë së Veriut”, tha Rama.


/abcnews.al/