“S’ju detyron njeri të hipni në urban”, deputetja e PS kundër Rakacollit: Duhen kontrolle

schedule22:57 - 25 Shkurt, 2021

schedule 22:57 - 25 Shkurt, 2021

Dyndja në urbane ishte një ndër temat e diskutimit në emisionin “As pro, as kundër” mbrëmjen e sotme në ABC, si faktor i rritjes së shifrave të të prekurve me COVID.

Deputetja socialiste Klodiana Spahiu tha se duhet të ketë një kontroll më të mirë dhe më të rreptë në numrin e qytetarëve që lejohen të hipin në urban.

“Duhet të ketë një kontroll më të mirë. Ndoshta bashkia duhet ta mbikëqyrë më mirë. Duhet të ketë një kontroll më të rreptë në numrin e qytetarëve që hipin në urban”, tha Spahiu në ABC.

Por nuk ishte e këtij mendimi, zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. Ditën e sotme në mbledhjen e komitetit të Ekspertëve, ajo deklaroi se qytetarët nuk i detyron njeri të hipin në urban duke këshilluar ata që të zgjedhin orarin e përshtatshëm.

“Unë vazhdoj të mbetem tek fakti se kontrolle në terren bëhen, por duhet të kemi parasysh një gjë që të hipësh në autobus është zgjedhje personale.

Suksesi arrihet me bindje. Nuk të detyron njeri që të hipësh në autobus, por zgjidhet dhe një orar i përshtatshëm për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjes.  Ndaj, duhet të drejtohemi tek bindja dhe tek ajo që nuk duhet t’i shkelim dhe të respektojmë distancën”, tha ajo./mv.abcnews.al