Apolonia mori një barazim të rëndësishëm ndaj Kukësit me shifrat 1-1. Pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i fierakëve, Fabrizio Cammarata, i cili nuk ishte i gëzuar me fitoren, pavarësisht se erdhi ndaj një kundërshtari ndjeshëm më të fortë se ata.
“Nuk jam shumë i lumtur sepse merituam fitoren, krijuam raste, nuk i shënuam dhe duhet ta kishim fituar këtë ndeshje. Duhet të jemi më ndëshkues përpara portës. Do vazhdojmë punën tonë, Bylisi fitoi, përgëzime, por ne do provojmë deri në fund, do shohim ndeshjet tona.
Nuk dua të flas më për të rinjtë sepse janë 20 vjeç, unë në atë moshë kisha luajtur në Serie B dhe Serie A disa sezone. Nuk mund ta përdorim më për alibi, ata kanë kohë tashmë që luajnë dhe nuk mund të përdorim më argumentin se kemi skuadër të re”, u shpreh Cammarata. /abcnews.al