“S’jemi budallaqe, askush nuk përfiton dot nga ne”, Dea & Lili përballë presionit publik

schedule18:41 - 11 Tetor, 2022

schedule 18:41 - 11 Tetor, 2022

Dea Vieri dhe Liljana Halili këtë të martë ishin në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, ku treguan mbi miqësinë e tyre.

Të dyja vajzat zbuluan se janë beqare, ndërkohë që miqësia e tyre është thelluar më shumë pas pjesëmarrjes në ‘Love Story’. Madje, në momentin kur Dea e ka shkëputur marrëdhënien me Albionin, Lili i ka qëndruar shumë pranë.

“Po jam single për momentin. Ashtu rrodhi e gjithë gjëja, pak pasi unë u largova prej emisionit ndodhi që i shkëputa gjërat me këtë djalin dhe Lili ka qenë një nga vajzat që më ka qëndruar pranë, sepse ka qenë e përfshirë në histori që nga fillimi.” – shprehu Dea.

Lili tha se në fakt nuk e dinte se si do shkonte marrëdhënia e tyre pasi dukeshin çifti perfekt.  Ermali e pyet se si janë ndarjet në optikën e Deas. Kjo e fundit tha se ndonjëherë ka shumë rëndësi arsyeja e ndarjes dhe mënyra se si një person të trajton pasi i shkëput kontaktet. Deri më tani ajo nuk ka folur në asnjë ekran sepse për të ka qenë e rëndë pasi, përveç të dyve, kanë qenë të përfshirë dhe shumë të tjerë si publiku apo familjarët.

Fakti që kanë qenë pjesë e një formati të tillë, programe dashurie, ka bërë që shpesh të etiketohen apo të jenë të paragjykuara.

Lili tha:“Mentaliteti në Shqipëri do mbetet gjithmonë, si natyrë i marr vendimet e jetës vetë sepse edhe nëse je në më të mirën tënde njerëzit gjithmonë do kenë diçka për të thënë. Kam dëgjuar shumë femra, sidomos gra, që thonë ‘ja, ka shkuar për të gjetur burrë’.”

Për Dean duket se ka ndikuar shumë mirë sepse, mesa duket, ka pasur më shumë kërkesa nga meshkujt. “Unë mendoj se është përmirësuar. Një person ose një djalë që e ka ndjekur emisionin, pra kam pasur feedback pozitiv mbrapsht. Fakti që lidhet dhe ndahet nuk është më një gjë e re. Nuk kam pasur probleme në jetën personale përkundrazi”.

Duke qenë se janë vajza të bukura, tanimë dhe imazhe publike, Ermali i pyet nëse janë gjendur ndonjëherë përpara një situate ku u është dashur të përballen me mundësinë e përfitimit seksual në këmbin të një projekti apo pune.

Lili: “Pjesa e presionit seksual është një gjë që e ka çdo femër shqiptare, nuk ka rëndësi nëse është e bukur apo më pak e bukur. Edhe pjesa e faktit që për të mbajtur një vend pune mund të kërkohen favore të tjera, dhe kjo është prezente.”

Dea: “Fatkeqësisht është prezente. Njerëzit të paragjykojnë dhe është përhapur një perceptim që vajzat që kanë qef të dalin apo janë në ekran, e marrin në këmbin të diçkaje. Përpiqemi t’i largohemi situatave dhe njerëzve që duan të përfitojnë prej nesh sepse, me gjithë modestinë e mundshme, nuk jemi vajza budallaqe”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!