“S’jam këngëtar”, Besi tregon si i hyri muzikës: Hit bëhet kur mbush makinën me bashkëfshtarët e mi në Bubq

schedule10:45 - 1 Korrik, 2021

schedule 10:45 - 1 Korrik, 2021

Ka vetëm pak ditë që aktori, Bes Kallaku ka lançuar këngën e tij më të re në bashkëpunim me artistin Vani.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, djemtë treguan si lindi kjo këngë që u kthye menjëherë në hit.

“Me Besin kemi disa kohë që flasim për një projekt po nuk kishte ardhur kënga e tyre. Pas kaq kohësh shkojmë te kompozitori Edlir Begolli, që na dha këngën, me të parën tha: ‘Urdhëroni hitin’’, u shpreh Vani.

Më tej, Besi ka treguar se si i hyri muzikës, që sipas tij fillimisht ka nisur si një nevojë në koncertet e tij. Me plot humor, ai ka zbuluar edhe si i teston këngët që do të pëlqehen nga masa.

“Unë do e them gjithmonë që nuk jam këngëtar. Unë i testoj këngët, shkoj në Bubq, mbush makinën me bashkëfshtarët e mi dhe po i ngjiti atyre është në rregull kënga.

Sinqerisht përveç kohës së gjatë që ne njihemi me njëri-tjetrin, unë kam respekt për Vanin si këngëtarë. Baftjari lindi për shkak të Baftjarit në Portokalli apo Skifterët, kështu ka nis ambicia ime në këngë, duke bërë parodi përmes roleve të mia.

Sinqerisht e kam marr me seriozitet këngën. Për tu treguar pak i zgjuar kur shkoja në koncerte duhet të dilje dy herë në skenë, bëje stand up në filllim, pastaj duhet të dilje prap, po publiku pasi kishte pirë një gotë lodhej dhe nuk qeshte. Nisa në fillim një këngë, pastaj dy, vetëm kur e pashë që i ngjiti, thash hajt të bëjë edhe ndonjë këngë tjetër”, tha Besi. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!