Situatë e rëndë në Greqi: Mbi 7 mijë raste të reja dhe 93 të vdekur nga Covid

schedule17:00 - 24 Nëntor, 2021

schedule 17:00 - 24 Nëntor, 2021

Situata e pandemisë në Greqi vijon të jetë e rëndë. Autoritet shëndetësore kanë njoftuar sot 7108 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë vdekur 93 persona.

Në mes të “ciklonit” është sërish Atika, me 1826 infeksione të reja, Selaniku me 1200 dhe Thesalia me 629. Në Etoloakarnania, , u evidentuan 161 raste të reja, në Evros 195, në Akai 229, në Kozani 159, në Kilkis 87, në Pellë 109, në Serres 136 dhe në Fthiotidë 140.

Që nga fillimi pandemisë janë regjistruar gjithsej 17612 viktima. 95.4% kishin sëmundje shoqëruese. Numri i pacientëve që po trajtohen në terapi intensive është 612 (60,1% meshkuj). g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!