Në ditën e sotme u raportuan 66 raste të reja dhe një viktimë si pasojë e Covid-19.
Një 67-vjeçar nga Shkodra raportohet të ketë humbur jetën ndërsa shtohet se vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërsa, sa i përket personave të tjerë të shtruar në spital, aktualisht tek Infektivi po marrin kujdes shëndetësor 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.
Në vendin mbeten aktualisht 663 persona aktivë me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 326
Durrës 132
Shkodër 111
Vlorë 42
Fier 24
Elbasan 9
Korçë 7
Lezhë 5
Kukës 5
Gjirokastër 1
Berat 1 /abcnews.al/